MBROJTËS MOTORRI

Mbrojtësit motorrik CHINT janë pajisje magnetotermike trefazore që mbrojnë motorin nga qarku i shkurtër, mbingarkesa, mbinxehja, dhe dëmtimi nga mungesa e një faze.

Seritë e salvamotorëve NS8 dhe NS2 janë të disponueshme si në version me komandë me bilancier, ashtu edhe në version me komandë rrotative.

Në varësi të modelit, salvamotorët mund të pajisen me bobina me lëshim të rrymës dhe bobina me tension minimal, të cilat montohen në anën e djathtë të salvamotorit. Ndërsa kontaktet ndihmëse dhe të sinjalizimit mund të montohen në anën e majtë dhe në pjesën frontale.