Sisteme të integruara
dhe zgjidhje në 360°
CHINT është furnizues global për pajisje elektrike të tensionit të ulët, sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike të tensionit të mesëm dhe të lartë, zgjidhje në sektorin fotovoltaik dhe energjisë së rinovueshme, instrumentet matëse dhe përbërësit për automatizimin industrial. Produktet e dedikuara për tregun Shqiptarë mund të integrohen në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën dhe sigurojnë rezultatet më të mira përsa i përket sigurisë dhe rezistencës me kalimin e kohës.
Produktet
Zbulo ProduktetShfletoni katalogët dhe broshurat e produkteve.
Zbuloni më shumë rreth produkteve CHINT.
Shkarko katalogëtFurnizimi me komponentë elektrikë për cdo nevojë
Falë ekspertizës teknike të vënë në dispozicion të klientit dhe nivelit të lartë të integrimit
të produkteve, CHINT ofron zgjidhje moderne për nevojat e ndryshme
të instalimit në mjediset rezidenciale, tregtare dhe industriale.
Në varësi të nevojave
tuaja të veçanta, CHINT ofron sisteme të plota të përshtatura për të përmbushur
nevojat tuaja:
- nga komponentët elektrikë dhe elektromekanik për tension të ulët,
të mesëm dhe të lartë, deri te produktet për fotovoltaikë dhe energji të gjelbër
- nga sistemet për sektorët rezidencialë, tregtarë dhe industrialë deri tek ato për e-mobility
Të gjitha zgjidhjet CHINT janë teknologji inovatore që sigurojnë efikasitet maksimal.
Cilësia, besueshmëria dhe qëndrueshmëria janë vecoritë tona
Puna e CHINT-it si ofrues i zgjidhjeve 360° të menaxhimit të energjisë frymëzohet nga një
numër vlerash thelbësore, të cilat e orientojnë kompaninë përgjatë një
rruge të rritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Gjithmonë, në vend
të parë qëndron cilësia e zgjidhjeve të propozuara, gjë që përkthehet në defekte
të ulëta dhe besueshmëri të lartë të të gjitha produkteve në katalog.
Një koncept, ai i besueshmërisë, i cili shtrihet edhe për njerëzit që janë
pjesë e CHINT: çdo ditë studiojmë zgjidhjet më të mira për të përmbushur çdo kërkesë dhe
jemi pranë klientit me një shërbim profesional të asistencës teknike.
Ne jemi gjithashtu të angazhuar për qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e planetit,
duke ofruar sisteme efikase që shikojnë nga e ardhmja.
Kualitet i certifikuar
në Shqipëri dhe në botë
Produktet CHINT kanë certifikime kombëtare dhe ndërkombëtare: ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001, ISO 17025, ISO 10012.